Partitë opozitare kanë pranuar draft-statutin për Asociacionin të propozuar nga Bashkimi Evropian, por që deri tani nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim mbi këtë draft-statut.
Kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu në një lidhje për televizionin A2 CNN në Shqipëri, komentoi zhvillimet e fundit mbi draft-statutin.
Siç tha Hajrullahu, draft-statuti i pranuar nga partitë opozitare është ai i njëjti i cili ishte publikuar nga ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani.
Ai tha se te ky draft-statut janë disa dy tri çështje shumë problematike.
“Te drafti, janë dy-tri çështje, të cilat janë shumë problematike sepse mos mos harrojmë, ne kemi thënë në vazhdimësi që një Republika Srpska brenda Kosovës do ta defunksionalizonte shtetin e Kosovës, nëse kompetencat e këtij asociacioni do të jenë më të mëdha sesa që janë me ligjet ekzistuese të Kosovës. Pra, i bie që ne ta kemi një lloj “autonomie” brenda Kosovës dhe unë mendoj që këtu duhet të jetë debat dhe diskutimi në Kuvend dhe opinion”, theksoi ai.
Hajrullahu po ashtu tha se ka dilema edhe sa i përket çështjes së arsimit, shëndetësisë etj.
“Pra, ka në shumë fusha paralele, të cilat ata funksionojnë dhe marrin paga dhe shërben sipas sistemit serb në Kosovë, pra institucione paralele”, pohoi mes tjerash ai.
Gjatë komentimit të zhvillimeve mbi draft-statutin e Asociacionit, Hajrullahu tha se beson që kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të bëjnë qartësime rreth draftit të cilat janë adresuar në Kosovë.
“Në anën tjetër, me propozimin për asociacionin këtu janë disa paqartësi të cilat besoj zoti Besnik Bislimi si zëvendëskryeministër që ka negociuar, zoti Albin Kurti si kryeministër dhe ky ekzekutiv duhet të na qartësojë, sidomos në Kuvend, ku ne duhet të kemi debatin, por edhe në publik, sepse kjo nuk është një çështje të cila duhet të kalojë shpejt”.
“Ajo çfarë është e mira e krejt kësaj është që pastaj fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Sikurse herën e kaluar që Gjykata Kushtetuese shpëtoi Kosovën nga ajo situatë, po besoj që e njëjta do të ndodhë edhe edhe në të ardhmen. Dhe kjo është mirë që kjo çështje do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese …”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ademi: Afrim Gashi me një për qind mbështetje, është caktuar kryeparlamentar

Privohen nga liria tre persona në rajonin e Kumanovës dhe Kratovës, për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Ramadani: Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore në Stagovë të Kaçanikut, KFOR del me paralajmërim për rrezikun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli tregon shpifjet e rënda: Kam dëgjuar që edhe kur dola herën e parë nga Big Brother, kam abortuar

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Cili është trendi i importit të veturave nga Koreja e Jugut në Kosovë?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Rozana kritikon Gertën për mbështetje ndaj Gjestit, banorja: Kuptova që isha me të kur hëngri shpullën e ju të dy ndenjtët si statuja

"Do ta zëvendësoja Eglin me Gertën", Arbër Hajdari thotë se katërshja që shkoi në finale nuk ishte ajo që ai kishte menduar