LAJMI I FUNDIT:

Dr. Rifat Latifi dhe Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, janë takuar në Vjenë me z. Andreas Minnich, deputet në Parlamentin e Austrisë

Dr. Rifat Latifi dhe Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj, janë takuar në Vjenë me z. Andreas Minnich, deputet në Parlamentin e Austrisë

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin mes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Parlamentit të Austrisë dhe shtetit austriak në projekte të ndryshme

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, tha se në këtë takim shumë të rëndësishëm u bisedua në veçanti për Qendrën e Avancuar të Simulimit dhe Edukimit, si dhe për projekte tjera të rëndësishme për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës dhe shëndetësinë e vendit tonë.

Kurse, deputeti austriak, z.Andreas Minnich, falënderoj Prof. Dr. Latifin për takimin dhe për mundësinë e bashkëpunimit mes Parlamentit të Austrisë dhe Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, duke shtuar se ishte kënaqësi të bisedohej më një ekspert si Dr. Latifi, i cili përmes punës së tij në shumë vende të botës ka ndihmuar në transformimin e shëndetësisë duke përdorur avancimet teknologjike.


Deputeti z. Minnich ka qenë pjesëmarrës edhe në ligjëratën e Prof. Dr. Rifat Latifit të mbajtur kohë më parë në Akademinë Diplomatike në Vjenë, prandaj ky takim ishte bisedë pasuese dhe shumë e dobishme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ilaçi më i mirë shtëpiak për veshka: Të gjithë përbërësit me siguri i keni në shtëpi!

Ilaçi më i mirë shtëpiak për veshka: Të gjithë përbërësit me siguri i keni në shtëpi!

Kalo në kategori