LAJMI I FUNDIT:

DPHM: Më ftohtë në Kodrën e Diellit, me 23 cm borë

DPHM: Më ftohtë në Kodrën e Diellit, me 23 cm borë
Foto: Ilustrim

Mëngjesi më i ftohtë ka qenë sot në Kodrën e Diellit dhe Llazaropole, ku është matur -1 gradë.

Pasuar nga Mavrova me 1, 2 në Berovë, 3 në Krushevë, Manastir, 4 në Kriva Pallankë, Pretor, Ohër, 5 në Prilep, 6 në Tetovë, Vinicë, Shtip, 7 në Veles, Kavadar, Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Gjevgjeli, Shkup, Strumicë 8.

Më së shumti shi kanë rënë: 9 l/m2 në Kriva Pallankë, 7 në Vinicë, 3 në Strumicë, 2 në Berovë, Shtip, 1 në Veles, Pozhar – Radovish, Pretor.


Mbulesa e borës në Kodrën e Diellit është 23 cm.