Doue dhe Dembele pozojnë në ceremoninë e Topit të Artë - në sfond dëgjohet hiti i Taynës “Si Ai”

Ceremonia e Topit të Artë, një nga ngjarjet më madhështore në botën e futbollit, nuk solli vetëm emocionet e lojtarëve më të mirë të vitit, por edhe një prekje artistike që lidhet me Kosovën.
Në tapetin e kuq u shfaqën emra të mëdhenj të futbollit, mes tyre Doue dhe Ousmane Dembele, të cilët tërhoqën vëmendjen e mediave botërore me paraqitjen e tyre.
Por një detaj i veçantë tërhoqi po aq interes: muzika që shoqëronte atmosferën ishte e artistes së njohur, Tayna.

Kënga e saj u dëgjua gjatë mbrëmjes, duke e bërë eventin edhe më të veçantë.
Prania e muzikës së Taynas në një ceremoni kaq prestigjioze është dëshmi e qartë e ndikimit dhe përhapjes së artit shqiptar përtej kufijve.

Ajo po hyn gjithnjë e më shumë në skenat elitare ndërkombëtare, duke përfaqësuar me krenari kulturën e saj.
Ky nuk është rasti i parë që muzika e saj arrin deri në ngjarje apo platforma të rëndësishme. Tayna tashmë ka ndërtuar një reputacion të fortë në tregun global, por Ballon d’Or e përforcon edhe më shumë këtë sukses. /Telegrafi/
2.8M views · 180K reactions | 📸 @desire.doue 🤝 @o.dembele7 | Ballon d'Or

📸 @desire.doue 🤝 @o.dembele7.



























































