LAJMI I FUNDIT:

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Policia e Kosovës më 30.01.2025 ka arrestuar katër persona në Prishtinë dhe Pejë për planifikimin e vrasjes së një personi.

Vrasja e cila ishte planifikuar që të ndodhte në Pejë ishte llogaritur të kushtojë 30 mijë euro ndërsa nëse viktima do të mbetej i plagosur, për këtë plagosje do të jepeshin 7 mijë euro.

Kështu e përshkruan prokuroria planin e grupit i cili u arrestua nga Policia e Kosovës në dosjen të cilën e ka siguruar KALLXO.com.


Gjykata e Prishtinës ka vendosur t’i dërgojë në paraburgim tre personat e dyshuar, Qëndrim Elshani, Mentor Dreshaj dhe Leon Dizdari, të cilët janë arrestuar ditë më parë në Pejë dhe Prishtinë. Ata ngarkohen me veprat “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprat penale “veprime përgatitore për vrasjen e rëndë”, “Detyrim”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Zjarrëvënia”.

Në dosjen hetimore thuhet se të dyshuarit Qëndrim Elshani, Leon Dizdari e Mentor Dreshaj kanë funksionuar si grup i organizuar kriminal për një kohë të gjatë dhe të njëjtit kanë kryer vepra penale të cilat konsiderohen të rënda.

Gjithmonë sipas dosjes hetimore, grupi ka funksionuar me urdhra të një personi tjetër, i cili përmendet të jetë Demë Elshani, e që aktualisht jeton jashtë vendit.

Demë Elshani sipas dosjes i ka përcjellë grupit urdhrat, ka sjellë armë dhe para ndërsa takimet e grupit zhvilloheshin në shtëpinë e një personi tjetër, i cili identifikohet të jetë Mentor Dreshaj.

Në dosje përmenden disa ngjarje që kanë ndodhur gjatë vitit 2024 deri në janar 2025.

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Lexo po ashtu Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Sipas dosjes hetimore, më datë 01.06.2024 në mënyrë të planifikuar në fshatin Baicë, grupi i dyshuar i kishte vënë flakën një kamioni duke shkaktuar dëm prej 9 mijë eurove.

Një tjetër rast është ai që dosja e identifikon se Demë Elshani ka angazhuar persona për të rrahur një person tjetër.

I njëjti, pretendohet se disa herë kanë kërcënuar J.Buqukun për një pronë e cila është blerë nga ky i fundit, e më pas i pandehuri Demë Elshani i kishte kërkuar shumën prej 1 milion eurove dhe e kishte kërcënuar se do t’ia djegë lokalin nëse nuk heq dorë nga blerja e pronës.

Tutje, dosja përmend se gjatë periudhës dhjetor 2024 – janar 2025, i pandehuri Qëndrim Elshani me të pandehurit e tjerë, sipas udhëzimeve dhe kërkesës së të pandehurit Demë Elshani, kanë bërë përgatitje të vrasjes së Sh.H dhe eventualisht edhe plagosjen apo vrasjen edhe të vëllezërve J.B dhe E.B.

Këtë, dosja e përshkruan se është bërë për motive të ulëta, që grupi të tregohet i fuqishëm si grup kriminal, të frikësojnë viktimat e mundshme dhe t’i detyrojnë që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre sipas kërkesave të grupit.

Më 28.01.2025, të pandehurit Leon Dizdari dhe Mentor Dreshaj në shtëpinë e tyre në fshatin Nabergjan janë takuar me një të pandehur tjetër, që ta angazhojnë për kryerjen e veprës së lartcekur, ku kanë zhvilluar bisedë lidhur me planin për vrasjen e viktimes Sh.H., me ç’ rast janë dakorduar që për vrasjen e tij t’ia paguajnë shumën prej 30 mijë eurove ndërsa në rast se mbetet i plagosur t’ia paguajnë 7 mijë euro.

Të nesërmen, më 29.01.2025, rreth orës 20:00, në fshatin Nabërgjan në Pejë, në afërsi të hekurudhës, të pandehurit Leon Dizdari dhe Mentor Dreshaj të pandehurit Qëndrim Elshani, i cili ka pasur ta bëjë ekzekutimin, ia kanë dorëzuar armën “Kallashnikov” që ta kryej veprën e planifikuar.

Por të njëjtit shpejt janë arrestuar. Tre nga ta u dërguan në mbajtje dhe kurse njëri u lirua në procedurë të rregullt.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori