LAJMI I FUNDIT:

Dosja e plotë e krimeve makabre të Dan Hutrës dhe dëshmia për vrasjen e tri grave

Dosja e plotë e krimeve makabre të Dan Hutrës dhe dëshmia për vrasjen e tri grave

Dan Hutra ka dëshmuar duke nxjerrë të tjera detaje për masakrën e 1 marsit ku mbetën të vrara 3 gra, mes të cilave njëra shtatzënë dhe 3 të tjera mbetën të plagosura.

Në dosje rezulton se i gjithë konflikti mes Dan Hutrës dhe Alketa Hysës ka nisur më datë 19 qershor të 2022.

Dan Hutra ka rrëfyer se e ka lënë Alketën në banesë dhe nuk e ka gjetur pasi është kthyer, pas kësaj ai ka shkuar ta kërkojë në banesën e prindërve të saj por nuk e ka gjetur as aty.


Më pas Hutra me Kujtime Hysën, nënën e Alketës dhe nënën e tij kanë shkuar për të denoncuar humbjen e Alketës në komisariatin nr.5. Pasi kanë bërë kallëzimin pas disa orësh Hutra është lajmëruar se Alketa ishte kthyer në banesë. Teksa kanë debatuar për arsye e zhdukjes së saj prej disa orësh, Dan Hutra ka dashur t’i japë fund lidhjes me Alketën dhe i ka kthyer unazën në prezencë të familjarëve të saj. Pas 1 jave Hutra është telefonuar nga familjarët e Alketës për të folur mbi shtatzëninë e saj.

Teksa sapo ka ardhur në Tiranë dhe ka mbërritur në shtëpinë e vjehrrit të tij, ka ardhur policia dhe e ka arrestuar “padrejtësisht” dhe gjatë burgimit nuk i janë respektuar të drejtat e tij. Ndërkohë gjatë kohës që ka qenë në burg, Alketa ka tentuar të rregullojë marrëdhëniet me Hutrën, por ai ka refuzuar duke u shprehur se i është bërë padrejtësi.

Hutra dyshonte për atësinë e fëmijës

Në datën 16 shkurt 2023 ai është i lirë dhe 3-4 ditë përpara se ai të dilte nga burgu, Alketa ka lindur djalin, për të cilën Dani ka dyshime që nuk është babai biologjik. Dani me Alketën ka debatuar mbi çështjen e atësisë dhe deklaron se nga debatet e ndodhura ka vendosur që të shuajë familjen e Alketës dhe për këtë ka thurur një plan të detajuar.

Konkretisht më datë 26 shkurt 2023 ka marrë një automjet me qira me targa AA531UK. Dhe disa ditë para ngjarjes ka shkuar në qytetin e Kukësit ku ka marrë armën kallashnikov që e kishte fshehur prej disa vitesh.

Marjana Gurakuqi shënjestra e parë

Më datë 1 Mars ka shkuar në zonën e Astirit tek dyqani i shtetases Marjana Gurakuqi, të cilën e ka patur të dashur. Ai deklaron se Marjanës ka dashur t’i presë kokën me biçak sepse nëse do e vriste me armë zjarri do tërhiqte vëmendjen dhe nuk do realizonte planin e tij deri në fund. Pasi ka shkuar te dyqani dhe ka nxjerrë biçakun ajo është vetëmbrojtur duke e goditur Danin me xham në dorën e djathtë. Pasi e ka goditur me biçak, Marjana Gurakuqin, në dyqan ka hyrë një person dhe ai instiktivisht është larguar. Gjatë përleshjes me Marjanën, atij i kanë rënë biçaku dhe syzet.

Ai deklaron se Marjanën donte ta vriste pasi ka patur marrëdhënie intime me të dhe kur ka dalë nga burgu herën e parë në vitin 2021 i ka dhënë Marjanës 80 mijë euro për t’i ruajtur. Marjana pas disa kohësh e ka njoftuar se paratë i kishte gjetur bashkëshorti i saj dhe Danit i ka kthyer vetëm 2 milionë e 300 mijë lekë të rinj. Gjithashtu Dani pretendon se Marjana ka tentuar ta helmojë nëpërmjet ushqimit gjatë kohës që vuante dënimin në burg, teksa këtë punë e kishte marrë përsipër shtetasi Vladimir Kurti, të cilin e ka patur shok qelie në burg.

Ai pretendon se e ka dëgjuar Vladimirin duke folur me Marjanën në telefon nga kabina e burgut dhe kjo ka qenë pikënisja e konfliktit me Vladimirin. Ata janë konfliktuar herë pas here dhe kanë ndryshuar disa herë qelinë për të mos pasur përplasje. Dani ka bërë disa përpjekje që të godiste shtetasin Vladimir Kurit në burg por nuk ka mundur ta realizojë dhe i është shprehur Vladimirit se “Kur të dal nga burgu do i bëj kurban një kokë”. 

Masakra te shtëpia e ish-vjehrrit

Pas përleshjes me Marjanën shtetasi Dan Hutra është nisur drejt banesës së ish-vjehrrit të tij Zaim Hysa ka marrë automatikun dhe një thikë dhe ka hyrë brenda në banesë. Sapo ka hyrë në oborr ka parë shtetasen Lutfie, motra e Alketës dhe nusen e vëllait të Alketës, të cilën nuk ja di emrin. Ai ka drejtuar armën e zjarrit dhe ka tërhequr këmbëzën e armës por arma është bllokuar.

Më pas ka nxjerrë thikën dhe ka goditur me thikë nusen e Fatosit, ish-kunatit në pjesën e sipërme të trupit. Ajo është rrëzuar menjëherë në tokë ngjitur me automjetin që ndodhej në oborr. Lutfia motra e Alketës menjëherë ka hyrë brenda në automjet por ai e ka goditur me thikë në qafë dhe në trup duke sqaruar se e ka goditur disa herë pasi donte të sigurohej se ka vdekur. Ai më pas është futur brenda në banesë dhe është përballur me Alketa Hysën dhe nënën e saj Kujtime Hysën.

Fillimisht nuk ka vepruar por ka kontrolluar në banesë për të gjetur ish-vjehrrin Zaim Hysa por nuk ka mundur ta gjejë. Më pas është kthyer në sallon dhe me majën e thikës që mbante në dorë ka zhbllokuar automatikun duke nxjerrë fishekët dhe ka mbushur përsëri armën duke qëlluar më pas në drejtim të ish-vjehrrës dhe në këto moment i ka dalë ish-bashkëjetuesja e tij Alketa Hysa.

Më pas ka dalë në oborr përpara automjetit brenda së cilës ndodhej kufoma e Lutfies dhe ka qëlluar me automatik në drejtim të kofanos dhe xhamit të parë.

“A je ti motra e Vladimir Kurtit?”

Pas këtyre veprimeve shtetasi Dan Hutra është larguar dhe gjatë largimit thikën e ka hedhur në rrugë ndërsa armën e zjarrit e ka vendosur në sendiljen e parë të pasagjerit dhe është nisur drejt banesës së shtetasit Vladimir Kurti.

Pasi është afruar dhe ka parkuar pranë banesës së tij dhe me armë në dorë është afruar te muri rrethues të cilin e ka kapërcyer dhe ka hyrë në banesë ku dyert ishin të hapura ka kontrolluar banesën që të gjente vëllain e Vladimir Kurtit.

Pasi nuk ka gjetur njeri në banesë, ka dalë në pjesën e pasme të shtëpisë ku ka vënë re nënën e Vladimirit. Dhe rreth më pas i është shfaqur një vajzë rreth 2 metra larg të cilën e ka njohur si motrën e Vladimirit dhe e ka pyetur për konfirmim. Ajo ka tundur kokën duke aprovuar dhe në këtë moment Dan Hutra ka qëlluar me automatik 5-6 herë në drejtim të saj. Më pas është larguar me automjetin që posedonte, raporton shekulli.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori