LAJMI I FUNDIT:

Dosja e kokainës së fshehur në lëkurët e kafshëve, si u arrestua “Gafas” në Tiranë

Dosja e kokainës së fshehur në lëkurët e kafshëve, si u arrestua “Gafas” në Tiranë

Një rrjet kriminal i sofistikuar, që trafikonte kokainë përmes lëkurëve të kafshëve nga Republika Dominikane, është goditur nga SPAK.

Ndër personat e arrestuar është kolumbiani Hiëelenn Ledezma Narvaez, i njohur si “Gafas,” një emër i rëndësishëm në botën e krimit, i kërkuar edhe nga autoritetet kolumbiane.

“Gafas,” i cili qëndronte prej një viti në Shqipëri, është identifikuar si lider i një grupi të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës në Kolumbi. Ai i kishte shpëtuar një operacioni të madh policor të quajtur “Pacifico” në nëntor 2023.


Në këtë operacion u arrestua shtetasi shqiptar Klodian Zaimi, që ka lidhje familjare me Artjon Çaushllarin, një nga financuesit kryesorë të tentativës për trafikimin e drogës.

Çaushllari është arrestuar nga SPAK tre javë më parë.

Prokuroria e Posaçme ka dokumentuar pagesën prej 40 mijë dollarësh për lëkurat e kafshëve që shërbenin si maskim për kokainën, si dhe udhëtimet në Republikën Dominikane të Aldi Zonja, një tjetër i arrestuar në këtë rast.

Hetimet e vazhdueshme kanë ngritur dyshime të forta se grupi kriminal ka bashkëpunuar me organizata të tjera për të nxjerrë kokainë në laboratorë të improvizuar në Shqipëri.

Një nga episodet kyçe të veprimtarisë së këtij grupi ndodhi në maj të këtij viti, kur “Gafas” u pa në një vilë në një fshat të Pogradecit, i shoqëruar nga Çaushllari dhe Klajdi Birçe, të dy tashmë të arrestuar.

Autoritetet dyshojnë se në atë vilë është nxjerrë një sasi kokaine, por operacioni nuk u ndërmor për të shmangur dekonspirimin.

SPAK po vazhdon hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe përmasat e plota të këtij rrjeti kriminal, që konsiderohet si një nga më të sofistikuarit e kapur deri tani në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori