Gjashtë të akuzuarit për rastin e keqpërdorimit gjatë manifestimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kanë dalur sot para Gjykatës për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi ta.
Për këtë rast të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Veton Firzi, Xhevat Bajrami, Feim Hoxha, Burim Reçica, Arsim Thaçi dhe Shqipe Rrahmani- Oseku.
Të njëjtit akuzohen se përmes veprimeve të tyre ju kanë mundësuar përfitime pasurore një numri të konsideruar të operatorëve ekonomik pa pasur paraprakisht kontrata apo projekte me këta operatorë, për manifestimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Për këto kontrata sipas aktakuzës ishin ndarë 855,613.00 mijë euro.
Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurores së krimeve të rënda, Fitore Sadiku, të pafajshëm lidhur me pretendimet e prokurorisë në seancën e shqyrtimit fillestare u deklaruan të gjithë të pandehurit.
Pas kësaj, gjyqtarja Alltëne Murseli njoftoi palët se kanë afat në kohëzgjatje prej 30 ditësh të paraqesin kundërshtimet e tyre lidhur me provat e prokurorisë si dhe të kërkojnë hudhjen e aktakuzës.
Sipas aktakuzës i pandehuri Veton Firzi ka keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar në cilësinë e Sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pasi që i njëjti ka vepruar në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik.
Sipas aktakuzës, Firizi në kundërshtim me detyrën zyrtare ka nxjerrë vendime të kundërligjshme për të kryer pagesat e operatorëve ekonomik pasi që fillimisht kishte caktuar zyrtaren për pranimin e faturave nga operatorët ekonomik duke mos pasur kontrata apo projekte me këta të fundit për shërbime dhe mallra për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Për këto kontrata sipas aktakuzës ishin ndarë 855,613.00 mijë euro. Fillimisht sipas vendimit të parë të kryeministrit të datës 13.02.2018 ishin ndarë 600 mijë euro kurse me vendimin e dytë të datës 11 shtator të vitit 2018, ishin ndarë mbi 200 mijë euro.
Këta operatorë ekonomik sipas aktakuzës janë “AMC”, “Asambli Shota”, kompania “Blendi”, kompania “VM3”, “Hotel Garden”, Sh.P.K “Zero Pozitiv”, kompania “Shoqata e Artiste Interpret”, kompanitë “NSH A.M.C për Filarmoninë”, “Autosalloni Shotani”, “Vavads”, “Besa Security”, “Casa Moda” DPT dhe “Swiss Diamond”. E përmendur në aktakuzë është edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha por për të cilën nga prokuroria thuhet se nuk ka kontratë.
Gjithnjë sipas aktakuzës pagesat ishin kryer pa pranim të punëve nga komisioni vlerësues dhe se për ekzekutimin e këtyre pagesave nuk janë plotësuar kriteret sipas rregullores financiare.
Kurse Xhevat Bajrami në cilësinë e ushtruesit të detyrës në departamentin e Kulturës në Ministrinë e Kulturës sipas aktakuzës ka keqpërdorur detyrën zyrtare ashtu që ka lidhur kontrata për pagesa me operatorët ekonomik “AMC”, kompaninë “Blendi”, Kompaninë “VM3”, kompaninë “Panda”, kopmaninë “Besa Security” dhe asamblin “Shota”.
Po ashtu për keqpërdorim të pozitës dhe detyrës zyrtare është i akuzuar edhe Feim Hoxha.
Hoxha akuzohet se në vitin 2018 në manifestimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës pa ndonjë procedurë tenderimi apo shpallje publike ka lidhur kontrata për pagesa me operatorët ekonomik dhe atë me Hotelin “Swiss Diamond” me ndërhyrjen “VM3’ SHPK, Eliza Hoxhën por në dosjen e prokurorisë nuk ka faturë por vetëm kontratë, hotelin “Garden”, kompaninë “Zero Pozitiv” Shpk, “Fil Harmoninë”, kompaninë NSH “AMC”, autosallonin “Shotani”, kompania “Vavads”.
Si rezultat i këtyre kontratave sipas prokurorisë është krijuar mundësia për pagesa të kundërligjshme për operatorët ekonomik të apostrofuar.
I akuzuari Burim Reçica nga data 15 shkurt 2018 deri më 15 nëntor 2018 ka lidhë kontrata për pagesë me operatorët ekonomik D.P.T” Casa Moda” dhe ka lëshuar fatura për furnizim me pajisje, këmisha dhe costume ku si rezultat i kësaj kontrate të kundërligjshme, operatorit ekonomik i është bërë pagesa në vlerë prej 3 mijë e 780 euro.
Arsim Thaçi si zyrtar certifikues në MKRS, sipas aktakuzës ka keqpërdorur detyrën zyrtare për qëllime të përfitimit për të tjerët, në atë mënyrë që ka certifikuar- aprovuar pagesat në manifestimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, për muajin shkurt të vitit 2018 duke përfituar 27 operatorë ekonomik me vlerë prej 803,267.15 ku nuk është respektuar kodi apo linja ekonomike për shërbime dhe mallra.
Gjithnjë sipas aktakuzës Shqipe Rrahmani-Oseku si zyrtare certifikuese ka keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që ka certifikuar pagesat për manifestimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ku kanë përfituar 8 operatorë ekonomik në vlerë prej 37,432.72 euro. /Kallxo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025