Romani “Dosja B” i Jusuf Buxhovit, që sapo doli nga shtypi, trajton tematikën e kohës së shtetndërtimit të Kosovës nga aspekti i tragjikës nëpër të cilën kaloi ky proces historik në planin gjeostrategjik dhe gjeopolitik, i përcjellë me shumë e shumë prapaskena dhe paqartësi, e ku një pjesë e faktorëve shqiptarë, të shumtën u sollën papërgjegjshëm pa ngurruar që të bëhen edhe pjesë e rrjeshtimeve antihistorike (futja në skenare ideologjike).
Në këtë fokusim kompleks shfaqen raportet konfliktuoze midis faktorëve të ndryshëm: “rezistencës institucionale” dhe “rezistencës së armatosur”. Ato marrin përmasat e një lufte të hapur për pushtet me mejte kriminale (vrasje, atentate, zhdukje e kërcënime) dhe do të bartet edhe deri te koha jonë. Këtë zhvillim me pasoja tragjike, autori e ndërton, në njërën anë mbi linjën e një rrëfimit të një vrasësi të penduar, i cili, i shtyrë qoftë nga ndërgjegja e vrarë, qoftë edhe nga kurthet e ndryshme politike të natyrshme për rrethanat e tilla, dhjetë vjet pas përfundimit të luftës, pranon haptas pjesmarrjen në rjetin e një krimi të organizuar dhe për këtë kërkon dënim.
Dhe, në tjetrën anë, shfaqet linja e rrëfimit të hetuesi gjerman të EULEX-it, i cili gjatë hetimit u bie në gjurmë lidhjeve midis klaneve të caktuara kriminale me faktorët ndërkombëtarë të vendosjes, të cilët favorizojnë avancimin e tyre politik deri te përmasa e kthimit në partner sigurie, paçka se kjo dëmton procesin demokratik, vendosjen e shtetit ligjor e mbi të gjitha vë në dyshim besimin ndaj miqve perëndimorë që ndihmuan në çastet më të vështira.
Në këto rrethana, pas eleminimit të shumë dëshmitarëve (ndër ta edhe të mbrojtur) si dhe fshehjes së gjurmëve, hetuesi gjerman, i cili, kur sheh se viktimë e këtyre vrasjeve është edhe një kushëri nga gjyshja (i vrarë në një burg të Drenicës), vendos të japë dorëheqje nga misioni i evropian për t’iu kthye një padie private kundër UNMIK-ut, EULEX-it, BE-së si dhe shtetit gjerman, të cilët jo vetëm nuk kanë parandaluar një zhvillim të tillë tragjik, por me atë sjellje, janë bërë edhe pjesëmarrës të tij…
Botues janë “Faik Konica” dhe “Jalifat Publishing”. Libri ka 411 faqe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Higjiena ndër shekuj: Luigji XIV u la dy herë gjatë gjithë jetës!

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

Kundër flokëve të gjatë

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit