LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi është i gatshëm ta shes Sanchon në verë, Chelsea dhe United duhet të paguajnë shumë për transferimin e anglezit

Dortmundi është i gatshëm ta shes Sanchon në verë, Chelsea dhe United duhet të paguajnë shumë për transferimin e anglezit
Jadon Sancho. (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images)

Jadon Sancho duket se po i kalon gjashtë muajt e fundit si futbollist i Borussia Dortmundit.

Talenti i jashtëzakonshëm anglez po kërkohet nga skuadrat e mëdha të vendlindjës që duan rikthimin e tij në Ligën Premier.

Mediat gjermane raportojnë se Borussia Dortmund është e gatshme ta shes në verë reprezentuesin anglez.


Chelsea dhe Manchester United janë dy skuadrat më të interesuara për të nënshkruar me reprezentuesin anglez.

Dortmund kiahte refuzuar oferta në janar deri në 120 milionë euro, por sipas mediave gjermane verdhezinjtë do ta lejonin largimin e Sanchos në verë nëse vije ndonjë ofertë mbi 160 milionë.

Jadon Sancho. (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Edhe Bayern Munich vazhdon të interesohet për sulmuesin anësorë, megjithatë vështirë se Dortmund do ta përforcojë rivalin e saj.

19-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 27 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 16 asistime.

Reprezentuesi anglez iu bashkua Dortmundit në vitin 2017 nga Manchester City për një shumë rreth tetë milionë euro dhe ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori