LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi e pranon: Do të futemi me këtë skuadër në bisedime për Auban

Dortmundi e pranon: Do të futemi me këtë skuadër në bisedime për Auban

Pierre Emerick Aubameyang, mund të largohet nga Borussia Dortmund në fund të stinorit.

Sulmuesi afrikan ka shfaqur një formë të mrekullueshme në tri vitet e fundit dhe vlera e tij është rritur dukshëm.

Ish-kampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund kanë pranuar se mund ta largojnë futbollistin.


Ka qenë drejtori sportiv, Joakim Watzke që ka pranuar se mund të futen në bisedime me Real Madridin për ta shitur Aubameyangin.

“Nëse Reali do të vije te ne për Aubameyang, jemi të hapur për të biseduar, por nuk do të jetë e lehtë”.

“Dëshirojmë që ai të qëndrojë me ne. Ndryshe nga disa lojtarë të tjerë që janë larguar së fundmi nga Borussia, ai ka kontratë deri në vitin 2020. Kam përshtypjen se edhe ai vetë nuk dëshiron të largohet”, ka deklaruar Watzke. /Telegrafi/