Borussia Dortmundi ka fituar në udhëtim te Rasenball Sport Leipzig 2-0 në kuadër të javës së 33-të në Bundesliga.

Verdhezinjtë e filluan mjaftë mirë takimin duke u bërë presion vendasve, e që kjo gjë iu shpërblye.


Ishte minuta e 30-të kur Dortmundi kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Erling Haalandin, me një asistim të Giovanni Reyna.

GettyImages 1250970232 RB Leipzigu vs Borussia Dortmundi (Foto: Maja Hitij/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi, derisa në të dytën u shënuan edhe një gol tjetër.

RB Leipzig tentoi të barazonte shifrat me anë të Timo Wernerit dhe Patrick Schick, mirëpo nuk ia dolën.

GettyImages 1250977857 RB Leipzigu vs Borussia Dortmundi (Foto: Maja Hitij/Getty Images/Guliver)

Dortmundi u hodh për herë të fundit në sulm për të siguruar fitoren me golin e realizuar nga Haaland në minutën e 90+3, me një shërbim mjaftë të mirë nga Julian Brandt.

Pas javës së 33-të, Dortmundi është në pozitën e dytë me 69 pikë, ndërsa RB Leipzigu në të tretin me gjashtë më pak. /Telegrafi/

telegrafi sport app