Jeremy Toljan është bërë njëri nga mbrojtësit më të kërkuar.
Paraqitjet e mira edicionin e kaluar me fanellën e Hoffenheim e kanë rritur mjaftë shumë vlerën e lojtarit.
23-vjeçari ka vënë në garë dy rivalët e Bundesligës, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Reprezentuesi gjerman është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar rinovimin me skuadrën e Hoffenheim.
Mediat gjermane kanë raportuar se Hoffenheim po kërkon rreth pesë milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Gjithsesi interesim për reprezentuesin gjerman ka edhe nga Liga Premier ku e duan Liverpool dhe Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/