Dortmund 3-2 Bayern, notat e lojtarëve në klasiken gjermane

Borussia Dortmund ka fituar derbin e javës së 11-të në Bundesliga ndaj Bayern Munichut me rezultat 3-2.
Skuadra nga Signal Iduna Park ka arritur të fitojë derbin e madh gjerman ndaj Bayernit dhe të mbetet ende e pamposhtur në Bundesliga pas 11 javëve.
Golat në këtë ndeshje për vendasit i shënuan Marco Reus (49', 57') dhe Paco Alcacer (74'), ndërsa për mysafirët u shënuan nga Robert Lewandowski (26', 52').
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli gjerman, Reus, i cili pas dy golave të shënuara dhe lojës së mirë u vlerësua me notë 9.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Bayernit, Manuel Neuer që u vlerësua me 5.2. /Telegrafi/ Dortmund:

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































