LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet në polici i dyshuari për tentim vrasje në Gjakovë

Dorëzohet në polici i dyshuari për tentim vrasje në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Krimeve të Rënda ka pranuar një rast, i cilësuar si tentimvrasje. Rasti ka ndodhur më 31.10.2018, në fshatin Dujakë- Komuna e Gjakovës, ku i pandehuri A.J., pas një mosmarrëveshje të mëhershme me të dëmtuarin S.A., nga fshati Dujakë- Komuna e Gjakovës , me  dashje ka tentuar ta privojë nga jeta.

Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me armë zjarri, ku gjithashtu lëndime të  lehta trupore i ka shkaktuar edhe djalit të dëmtuarit B.A.

I pandehuri A.J., nga momenti i rastit kritik është arratisur, ndërsa është paraqitur në polici  në mënyrë vullnetare më 05.11.2018.


Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 1 muaji ndaj të pandehurit A.J, ku të  njëjtit i është shqiptuar kjo masë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori