Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës i ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë listën e mjekëve që kanë shprehur vullnetin që të vaksinohet me vaksinën antiCOVID në Shqipëri.
Kështu ka thënë drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili tha se në bazë të kërkesës ata kanë bërë kriteret për vaksinim dhe kjo listë tashmë është dërguar në MSH.
“Në bazë të kërkesës nga Ministria e Shëndetësisë për të përgatitur një listë prej 50 deri në 100 profesionistëve për t’i dërguar për vaksinim në Shqipëri, ne e kemi përgatitur atë listë. Kriteret kanë qenë të kenë përparësi mjekët infermierët dhe stafi mbështetës të cilët kanë shërbyer nëpër klinikat COVID të QKUK-së dhe ata nëpër reparte të Spitaleve ku po trajtohen pacientët me COVID. Dje ju kemi dërguar shkresa këtyre reparteve dhe klinikave, dhe ashtu si na i kanë dërguar drejtorët përkatës i kemi përcjellë në MSH”, tha Krasniqi.
Dy mjek të cilët para dy ditësh kishin shkuar për tu vaksinuar, nuk kishin mundur të vaksinohen në Shqipëri për shkak se lista të cilën është dashur ta dërgonte MSH-ja atje, nuk ishte dërguar.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla deklaroi për Telegrafin se dy mjek nga Kosova të cilën shkuan për tu vaksinuar në Kukës, nuk u është mundësuar të vaksinohen. Ata janë kthyer mbrapsht, pasi nga atje u kanë thënë se po presin listën e mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën me coronvirusin, e cila do të duhej tu dërgohej nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë ishte deklaruar edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani i cili tha se janë në pritje të përgjigjes nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për listën e mjekëve që kanë qenë në vijën e parë të frontit me pandeminë COVID-19, e që janë ftuar të vaksinohen në Kukës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM kërkon rritjen e pagës minimale, Mickoski: Paratë për kontribute shtesë që do t’i paguante Qeveria nuk janë paraparë në buxhet

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi