LAJMI I FUNDIT:

‘Dorën në bel dhe puthje pasionante me ndihmësen e tij’ – kërkohet dorëheqja e sekretarit britanik të Shëndetësisë, për shkeljen e masave kufizuese

‘Dorën në bel dhe puthje pasionante me ndihmësen e tij’ – kërkohet dorëheqja e sekretarit britanik të Shëndetësisë, për shkeljen e masave kufizuese

Matt Hancock po përballe me thirrje për dorëheqje nga pozita e sekretarit të Shëndetësisë pasi shkeli udhëzimin për distancën sociale, duke shkëmbyer puthje me një kolege.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pas publikimit të fotografive ku po shkëmbente puthje me Gina Coladangelo, Hancock kërkoi falje – derisa ato imazhe thuhet se u shkrepën më 6 maj.

Duncan Baker është deputeti i parë Tory që i tha hapur qeverisë që Hancock duhet të japë dorëheqje, derisa ish-sekretarja e shtetit, Esther McVey tha se ajo do të jepte dorëheqje nëse do të ishte në pozicionin e Hancock.


Nga ana tjetër, kryeministri britanik, Boris Johnson e konsideron këtë çështje si të mbyllur.

Një zëdhënës i Downing Street, tha se Johnson e pranoi faljen e Hancock, duke shtuar se ai kishte besim të plotë te sekretari i Shëndetësisë.

Laburistët dhe grupi Familjet e Bereaved për Drejtësinë për COVID-19, gjithashtu kanë bërë thirrje që sekretari i Shëndetësisë të shkarkohet.

Hancock u kap në kamera ndërsa puthej me pasion me ndihmësen e tij, ndërsa dorën e kishte poshtë belit, transmeton Telegrafi.

Kurorëshkelësja nga videoja është Gene Coledangelo, e cili filloi të punonte si këshilltare e ministrit në muajin mars të vitit të kaluar, raporton Thesun. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Amerika
Kalo në kategori