LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqja e Zaevit nuk është dorëzuar, BDI në mbledhje, opozita paralajmëron qeveri të re ose zgjedhje të parakohshme

Dorëheqja e Zaevit nuk është dorëzuar, BDI në mbledhje, opozita paralajmëron qeveri të re ose zgjedhje të parakohshme

Zoran Zaev ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit në Kuvend, të cilën e paralajmëroi më 31 tetor pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

OBRM-PDUKM, e cila të premten mbrëma njoftoi se ka shumicë të re parlamentare, dje ka marrë mbështetjen e koalicionit “Për Ripërtëritjen e Maqedonisë”. Sipas kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, do të pritet deri të hënën që Zaevi ta deponojë dorëheqjen në Kuvend dhe nëse kjo nuk ndodh, do të fillojë, siç tha ai, procedura për iniciativë për dorëheqje të Qeverisë.

Për sot është paralajmëruar mbledhje e Këshillit të përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë. Kryetari i partisë Ali Ahmeti, pas njoftimit të OBRM-PDUKM-së se ka shumicë të re parlamentare, përmes profilit të tij në Facebook ka thënë se nuk do të veprohet as me emocione dhe as me eufori.


“Unë marr përgjegjësi për rezultatet e këqija të këtyre zgjedhjeve, tha Zaev kur njoftoi se po jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe kryesimit të LSDM-së, por theksoi se mbetet pjesë e partisë.

Sipas dispozitave statutore të LSDM-së, me dorëheqjen e Zaevit, edhe e gjithë kryesia e partisë është në dorëheqje.

Dorëheqja e kryeministrit, nga ana tjetër, sjell dorëheqjen e gjithë Qeverisë, të cilën duhet ta konstatojë Kuvendi, por ai qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Sipas nenit 219 të Rregullores së Kuvendit, “Dorëheqja e Qeverisë ose e Kryeministrit i paraqitet Kryetarit të Kuvendit me shkrim dhe mund të elaborohet. Dorëheqjen e Qeverisë ose të Kryeministrit, Kryetari i Kuvendit ia dorëzon menjëherë deputetëve dhe Presidentit të Republikës.

Në nenin 220 thuhet se “Kuvendi në seancën e radhës, pa debat, konstaton se kryetarit të Qeverisë, Qeverisë apo anëtarit të Qeverisë i mbaron mandati në ditën e mbajtjes së seancës”.

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Mickoski dje në takimin me partnerët e koalicionit përsëriti se në periudhën e ardhshme do të tentojë të formojë qeveri, por nëse ka siguri se do të jetë një qeveri me kredibilitet serioz. Në të kundërt, sipas tij, zgjidhja e vetme korrekte janë zgjedhjet e shpejta të parakohshme parlamentare.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori