Trajneri i përfaqësueses shqiptare të basketbollit, Antonis Kostandinidhis, ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas paraeliminatoreve të Botërorit 2019, me shumë brenga.
Oferta për drejtimin e skuadrës kuqezi për të ishte një krenari dhe një ëndërr, por që iu ndërpre, sipas tij, nga vetë ata që ja ofruan. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel përpara largimit nga Shqipëria, Kostandinidhis tregon hapur çfarë ndodhi me basketbollin shqiptar të rikthyer në pikën zero.
“Ndeshja me Holandën ishte kulmi i problemeve të shumta që kishim si skuadër përfaqësuese e Shqipërisë, por gjithashtu tregoi edhe nivelin e basketbollit shqiptar në përgjithësi. Sigurisht kjo nuk është një gjë të cilën e them për justifikim. Unë i thash edhe djemve dje të cilët sëbashku me mua, pasi unë jam trajneri, bëmë një figurë të shëmtuar. Duhet të na vijë turp të dalim në rrugë. Por ky vit i dytë ka qenë shumë i vështirë për mua. Na kanë refuzuar 6 lojtare dhe nuk e di përse, mund të them se shume probleme vijnë nga mungesa organizimit këtu. Më vjen keq t’ju them se në këto dy vite kam konstatuar faktin që ju nuk e doni këtë kombëtare të basketbollit. Problemet organizative më kanë detyruar të bëhem menaxher, doktori apo shoferi i taksisë pasi nuk kishim shef ekipi. Por ky eliminim ka edhe një fitore brenda, ju mësoi të kuptoni ku jeni, krahasuar me të tjerët”, është shprehur Kostandinidhis, citon Top Channel.
Kostandinidhis më pas thekson faktin se prej kohësh federata e kishte braktisur.
“Unë e falënderoj shumë Avni Ponarin, i cili më dha këtë mundësi, por ai nuk besoi tek mua asnjëherë. Gjithmonë ka pasur këshilltar jo të mirë. Që nga momenti që zgjedh një trajner investon para tek ai dhe bëhet fjalë për një trajner me eksperiencë, duhet t’i besosh atij 100%. Më vjen keq gjithsesi që po iki pa mundur t’i kthej gjë pas për investimin e kryer ndaj meje. Me stafin tim krijuam një plan për sportistët që luajnë jashtë. Sipas tij ne duhet të udhëtonim dy-tre herë në Itali, Greqi apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të grumbulluar lojtarë, por asnjëherë nuk u realizua kjo gjë sepse mungonin financat. Kosto, kosto, kosto, na thoshin se herë përmendej kjo gjë”, u shpreh Kostandinidhis.
Ndërkohë krisja më e madhe me sa duket ka ardhur momentet e fundit, kur sëmundja e rëndë e bashkëshortes së trajnerit Kostandinidhis ka mbërritur në një pikë kritike.
“Mund të them se askush nga federata nuk ka ardhur të më shohë, flas apo takojë në këto 5-6 ditët e fundit. Për këtë arsye të thash edhe më parë, kjo verë ka qenë krejtësisht ndryshe dhe unë e kam ndjerë këtë. Le t’ju tregoj diçka që nuk ka lidhje me basketbollin, por dua të jem i sinqertë përpara shqiptarëve. Unë kam një problem të madh shëndetësor me bashkëshorten këtë vit. Pasi përfunduam ndeshjen me Austrinë, i kërkova federatës që të mos vija për ndeshjen e fundit pasi situata familjare është kritike. Deri më sot, nuk më kanë kthyer ende një përgjigje as po as jo. Megjithatë unë zgjodha të vij dhe të respektoj kontratën duke bërë punën time sa më mirë të mundem. Në këto vite unë kam krijuar një emër të mirë në Evropë si trajner dhe për këtë kërkoj respekt”, thekson Kostandinidhes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-09-145021-780x439.jpg)
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi
![Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-09-135053-780x439.jpg)
Publikohet video nga biseda e gjyqtarit me VAR-in para se të akordonte penallti për Atletico Madridin
![Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Ronaldo-2-780x439.jpg)
Gjithmonë e më shumë shtohen zërat se Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij
![Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-09-225911-780x439.png)
Barcelona fiton pastër ndaj Sevilla, bëhet hije e Realit dhe Atleticos
![Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbnor-morina5-780x439.png)
Euro 2027 bashkë Shqipëria dhe Serbia – kjo është përgjigja e Arbnor Morinës
![Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/barcelona1-780x439.jpg)
Barcelona e vendosur të fitojë mbi 10 milionë euro nxitje financiare pasi po konfirmohen miqësore në Azi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe