Donnarumma ka premtuar se do ta bëjë tatuazh emblemën e Milanit edhe pse u vërshëllye nga tifozët në rikthimin në San Siro

Gianluigi Donnarumma ka premtuar se do të bëjë tatuazh emblemën e Milanit në krah, pak ditë pasi u vërshëllua nga tifozët e Rossonerëve në rikthimin në San Siro me Italinë.
Portieri 22-vjeçar bëri 251 paraqitje për klubin italian, pasi kishte bërë debutimin në vitin 2015, gjersa në verën e këtij viti u largua si i lirë në drejtim të Paris Saint-Germain.
Vendimi i tij u kritikuar nga tifozët e Milanit, e që kjo gjë u shfaq edhe në Ligën e Kombeve, në takimin e Azzurëve me Spanjën.
Çdo prekje e topit nga ai, u vërshëllye nga tifozët dhe një pamje e tillë vazhdoi gjatë gjithë takimit.
Në një intervistë për shoun televiziv ‘Le lene’, Donnarummas iu vizatua emblema e Milanit që qëndron vetëm përkohësisht.
Gazetari më pas pyeti: "Kur të arrini në Paris, shkoni te një artist tatuazhi dhe e bëni atë të përhershëm?" para se Donnarumma të përgjigjej: "Do të shohim, do të shohim ... Ok, mirë atëherë!".
https://twitter.com/simostwt/status/1445870035004579843?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1445870035004579843%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fnews-reactions-gianluigi-donnarumma-promises-to-get-ac-milan-crest-tattoo-on-his-arm-20211013
Në të njëjtën intervistë, Donnarumma tha se "gjithmonë do ta dojë" klubin e Serie A dhe "gjithmonë do të ketë një zemër Rossonero" pas kalimit të tij në Paris Saint-Germain në verë.
"Vërshëllimat drejtuar drejt meje në San Siro? Është normale të jesh i mërzitur", shtoi ai.
"Unë jam rritur këtu dhe kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit. Tetë vjet nuk harrohen lehtë", ka shtuar më tej gardiani.
Donnarumma e arsyetoi kalimin te PSG se dëshiron të fitojë trofe, por tifozët Rossonerë nuk u pajtuan me largimin e tij. /Telegrafi/


















































