Donika Gërvalla nesër pret në aeroport ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të pres në aeroportin e Prishtinës, kryediplomatin Heiko Maas që do të arrijë nesër, njofton zyra për media e MPJ-së.
Ministri i Jashtëm Maas do të pritet nga homologja Gërvalla në ora 14:00.
“Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, z.Heiko Maas, nesër (e enjte) vjen për vizitë zyrtare në Kosovë. Në orën 14:00, në Aeroportin e Prishtinës, ministri Maas do të pritet nga ministrja e Jashtme, znj. Donika Gërvalla. Në orën 17:00, në Ministrinë e Jashtme, ministrja Gërvalla dhe ministri Maas do të zhvillojnë takimin bilateral”, thuhet në njoftim.
Haas do të takojë nesër edhe kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































