Doni të dini se si e ruan këtë pamje të jashtëzakonshme? Zbuloni dietën e përditshme të Jennifer Lopez

Jennifer Lopez punon shumë për pamjen e saj të jashtëzakonshme, me një regjim të rreptë dhe me një dietë të shëndetshme dhe kjo përfundimisht shpërblehet
Ajo tashmë ka festuar 50-vjetorin e lindjes, por ende duket e përsosur në skenë apo kur ecën në tapetin e kuq.
Por pas lindjes së binjakëve, Jennifer nuk ishte e kënaqur me pamjen e jashtme, kështu ndryshoi plotësisht dietën e saj.
Atë kohë, ajo tha: “Unë thjesht mbaj mend kohën kur isha shtatzënë dhe madhështinë e çdo zone të trupit tim. Mund të qëndroja lakuriq dhe mund ta shikoja veten në pasqyrë nga të gjitha këndvështrimet.”
“Kam punuar shumë. Kam luftuar për të hequr qafe 20 kilogramët e fundit. Më duhej të ndryshoja zakonet e mia të ngrënies pas lindjes së binjakëve.
“Unë ha shumë më pak tani sesa dikur. Por dua bukë dhe kjo nuk lejohet në shumicën e dietave.”
Në përpjekje për të arritur peshën e synuar, ajo ndoqi një dietë vegane, por tani J-Lo ha pulë, biftek viçi, salmon dhe levrek.
Si arrin të ketë këtë pamje të mrekullueshme?
View this post on Instagram
Mëngjesi
J-Lo pi një gotë ujë me limon për të nisur ditën.
Ajo sigurohet që kurrë të mos humbasë vaktin më të rëndësishëm të ditës.
Kelvin Fernandez, i cili gatuan për J-Lo dhe të dashurin Alex Rodriguez, shpjegon se këngëtarja përfshin tek të bardhat e vezëve të skuqura edhe tre lloje të ndryshme perimesh.
Por nëse nuk i hahen vezë, ajo zgjedh smoothie të bëra me shumë manaferra të shijshme, të cilat i përzien me luleshtrydhe, boronica, kos grek, kanellë, mjaltë – me pak proteinë pluhur të hedhur brenda. Por ajo pëlqen gjithashtu petullat, salmon të tymosur dhe vezë.
Si shumë të famshëm, J-Lo shmang kafeinën duke e zëvendësuar me minimum shtatë gota uji, gjatë gjithë ditës.
View this post on Instagram
Dreka
Kur është fjala për pjesën tjetër të ditës, J-Lo kujdeset të konsumojë ushqime të pasura në vlera ushqyese.
Çdo gjë që ajo konsumon, është organike dhe e menduar mirë, duke ruajtur ekuilibrin mes proteinave dhe ushqimeve të pasura në lëndë ushqyese. Gjithçka është e freskët.
Alex ka thënë se ata zakonisht shijojnë sallata për drekë.
View this post on Instagram
Darka
Ushqimi i shëndetshëm i ekuilibruar vazhdon edhe në mbrëmje.
Në një intervistë, ajo i tha revistës “Us”: “Ne hamë shumë perime jeshile, asparagus, lakër, brokoli dhe sallatë”.
Shpesh Jennifer gatuan vetë. Sidoqoftë, kur u transferua për herë të parë në LA, kuptoi se gatimi i saj nuk ishte aspak i duhuri dhe i duhej të thërriste ekspertin – nënën e saj.
“Unë i kërkova asaj të më tregonte si t’i bëja recetat, kështu që ajo më mësoi përmes telefonit”- tha ajo, shkruan Class.
Por J-Lo nuk pranon të hajë oriz, por në lidhje me ëmbëlsirat apo patatet e skuqura, ajo i tha “People”: “Të gjithë jemi njerëz. Nuk duhet ta ndëshkoni veten pse konsumuat patate të skuqura apo pulë të skuqur në një moment të caktuar.”
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Psikologët nxjerrin në pah gjërat që bëjnë narcisistët pas një ndarjeje

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës