Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, e cila gjatë kësaj jave vizitoi Serbinë, Kosovën dhe së fundmi Shqipërinë, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur lidhur me pasojat eventuale për Ballkanin të agresionit rus në Ukrainë si dhe për armatimin e Serbisë nga Rusia dhe Kina.
Donfried tha se “Rusia më 24 shkurt ndërmori një agresion frontal të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës dhe gjatë dy muajve të fundit kemi parë brutalitetin i atij agresioni, qoftë tek bombardimi i pandërprerë i Mariupolit, apo krimet që kemi parë në Buça”.
“Ka kaq shumë raste të tmerrshme që mund të përmend. Çdo ditë është një ditë tragjike për Ukrainën. Dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një pozicion shumë të fortë në atë konflikt. Pozicioni ynë forcohet edhe më shumë për faktin se aleatë si Shqipëria po qëndrojnë me vendosmëri krah nesh. Shqipëria ka rol kyç në të tre shtyllat e strategjisë sonë: Ajo po ndihmon Ukrainën: po i imponon kosto Rusisë, po kontribuon në NATO, duke u siguruar që krahu ynë lindor dhe juglindor të mbrohet siç duhet; dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku Shqipëria është një bashkëpenëmbajtëse me ne për Ukrainën. Mund të vazhdoja edhe më tej”, tha ndër të tjera diplomatja amerikane, në intervistën për Zërin e Amerikës.
Më tej Donfried tha se kjo është një betejë jo vetëm për Ukrainën.
“Bëhet fjalë sigurisht për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Por bëhet fjalë gjithashtu për ambientin e sigurisë evropiane dhe në thelb ka të bëjë me parimet tek të cilat ne besojmë, sipas së cilave çdo shtet ka të drejtën të marrë vendimet e veta sovrane për politikën e vet të jashtme dhe të sigurisë, shumë nga parimet themelore të sigurisë evropiane me të cilat në fakt, Rusia ka rënë dakord në OSBE dhe organizma të tjera. Kështu që rëndësia e këtij momenti është e jashtëzakonshme”.
Ajo tha se “Presidenti Biden, Sekretari Blinken besojnë thellësisht se pozita jonë në përballimin e këtij momenti është e fortë falë aleatëve si Shqipëria”.
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit ka folur edhe për blerjet e armëve që Serbia ka bërë nga Rusia e së fundmi dhe nga Kina dhe nëse ato përbëjnë një rrezik për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan?
Ajo tha se kishte një dallim opinionesh midis disa evropianëve dhe Shteteve të Bashkuara për planet e Rusisë në prag të 24 shkurtit “dhe mendoj se meqenëse disa nga aleatët dhe partnerët tanë evropianë nuk besonin se Rusia do ta ndërmerrte atë sulm, në shumë mënyra 24 shkurti ishte për pjesën më të madhe të Evropës i barasvlefshëm me atë që ishte 11 shtatori për Shtetet e Bashkuara dhe na ka treguar të gjithëve një anë të Rusisë që ne shpresonim të mos ekzistonte”.
“Kur një vend merr vendime për blerjet e armëve dhe sigurisht kur mendon në këndvështrim të gjerë për marrëdhëniet me atë vend, është shumë e vështirë të imagjinosh ndonjë vend që të ketë një marrëdhënie të pandryshuar me Rusinë pas 24 shkurtit. Unë do t’i referohesha përsëri vendimeve që mori Serbia në OKB. Kina, besoj se ka marrë një vendim strategjik për të qenë aleate me Rusinë”.
“Dhe, e përsëris, mendoj se çdo vendim që një vend merr në lidhje me blerjet e armëve është i informuar nga ai këndvështrim i gjerë mbi mënyrën se si duhet të jetë në vazhdim një marrëdhënie me Rusinë apo me Kinën. Po mjaftohem me kaq”, tha Donfried.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025