Luka Doncic shkëlqeu me një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren e Los Angeles Lakers ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 112:108.

Ylli slloven e mbylli ndeshjen me një “triple-double” impresiv: 31 pikë, 15 kërcime dhe 11 asistime. Pas tij u rendit LeBron James me 29 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.


Kontribut të vlefshëm dhanë edhe Rui Hachimura me 17 pikë dhe 6 kërcime, Ayton me 14 pikë dhe 12 kërcime, si dhe Reaves, i cili përfundoi ndeshjen me 11 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime.

Për 76ers, më i miri ishte Tyrese Maxey me 28 pikë, 9 asistime dhe 7 kërcime, ndërsa Joel Embiid shtoi 16 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime.

Në ndeshjen tjetër, Denver Nuggets triumfuan në transfertë ndaj Charlotte Hornets me rezultat 115:106. Jamal Murray ishte lideri i skuadrës me 34 pikë, 5 asistime dhe 3 kërcime.

Për Charlotte, Bridges realizoi një paraqitje të fortë me 24 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime. Miller shtoi 17 pikë dhe 5 kërcime, Simpson 16 pikë, ndërsa Knueppel dhe McNeeley përfunduan në shifra dyshifrore me përkatësisht 14 dhe 13 pikë.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, New York Knicks mposhtën Orlando Magic me 106:100, por fitorja u zbeh nga dëmtimi i rëndë i Franz Wagner, i cili pësoi një lëndim serioz në këmbën e majtë dhe pritet të mungojë për një periudhë të gjatë.

Rezultatet:

New York – Orlando 106:100

- YouTube www.youtube.com

Toronto – Boston 113:121

- YouTube www.youtube.com

Charlotte – Denver 106:115

- YouTube www.youtube.com

Memphis – Portland 119:96

- YouTube www.youtube.com

Chicago – Golden State 91:123

Philadelphia – LA Lakers 108:112

- YouTube www.youtube.com

Utah – Oklahoma 101:131

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app