Doncic dhe James të pandalshëm, Lakers marrin fitoren e shtatë radhazi

Luka Doncic shënoi 40 pikë dhe LeBron James shtoi 30 të tjera në fitoren 124:116 të Los Angeles Lakers ndaj Houston Rockets, duke e zgjatur serinë e fitoreve të ekipit të Los Angeles në shtatë ndeshje.
Kjo është fitorja e dhjetë e Lakers në 11 ndeshjet e fundit, dhe ata gjithashtu mposhtën Houstonin të hënën në mbrëmje me rezultatin 100:92.
Vizitorët kryesonin me katër pikë diferencë rreth 90 sekonda para fundit, kur Doncic gjeti James për një “alley-oop dunk”. Kevin Durant e humbi topin në sulmin tjetër dhe Dončić shënoi një trepikësh për 120:111 me më pak se një minutë para fundit.
- YouTube www.youtube.com
Doncic e përfundoi ndeshjen me 10 asistime dhe nëntë ribaunde, dhe i mungonte vetëm një ribaund për një “triple-double”. James gjuajti pothuajse pa probleme - duke shënuar 13 nga 14 gjuajtje me fushë, duke barazuar rekordin e tij të karrierës në një ndeshje, dhe duke shtuar pesë ribaunde për një total prej 12,002 ribaundesh në karrierë, duke u bërë vetëm lojtari i 23-të në historinë e NBA-së që arrin shifrën e 12,000 ribaundeve.
Alperen Sengun udhëhoqi Rockets me 27 pikë dhe 10 asistime në rikthimin e tij pasi mungoi dy ndeshje për shkak të një problemi me shpinën. Amen Thompson shtoi 26 pikë dhe 11 ribaunde, por Houston pësoi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit.
Durant shënoi vetëm dy pikë në pjesën e parë dhe e përfundoi ndeshjen me 18 pikë dhe gjashtë ribaunde.
Rezultatet:
Boston Celtics - Golden State Warriors 120:99
- YouTube www.youtube.com
Brooklyn Nets - Oklahoma City Thunder 92:121
Indiana Pacers - Portland Trail Blazers 119:127
Chicago Bulls - Toronto Raptors 109:139
- YouTube www.youtube.com
Minnesota Timberwolves - Utah Jazz 147:111
New Orleans Pelicans - Los Angeles Clippers 124:109
- YouTube www.youtube.com
Dallas Mavericks - Atlanta Hawks 120:135
- YouTube www.youtube.com
Memphis Grizzlies - Denver Nuggets 125:118
Houston Rockets - Los Angeles Lakers 116:124




















































