Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, aktori dhe këngëtari Donald Veshaj ka publikuar të shtunën projektin e tij më të ri muzikor.

“Nuk je” mban titullin kënga e tij e re, e cila është një baladë dashurie.


Muzika është realizuar nga miku i tij i besuar, producenti Elgit Doda, gjersa për tekstin është kujdesur vet Donaldi.

donaldveshaj 275762915 519765292908618 5004889520794229365 n 1

Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili është realizuar nën ngjyrat bardhë e zi.

Klipi i është besuar produksionit nga Shqipëria, MAX Production.

Disa nga vargjet e këngës janë parë si dedikim për ish-të dashurën e tij, prezantuesen Bora Zemani. /Telegrafi/