LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, një reagim vjen edhe nga presidenti Trump

Pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e linjës së fluturimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një reagim ka ardhur edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai këtë marrëveshje e ka konsideruar historike.

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter, përcjell Telegrafi.


Po ashtu, edhe ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell hapjen e kësaj linje ajrore e ka konsideruar si fitore historike të presidentit Donald Trump.

“Presidenti Donald Trump edhe një herë na ka udhëhequr në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e linjës së parë ajrore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pas 21 viteve. Faleminderit Lufthansa, NATO, Robert O’Brien dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Grenell në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ambasadori amerikan në Berlin, Grenell falënderon Trumpin për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd
Lexo po ashtu Ambasadori amerikan në Berlin, Grenell falënderon Trumpin për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd

Ndryshe, pas më shumë se dy dekadave është paralajmëruar rikthimi i fluturimeve në linjat ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.

Për këtë, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës të hënën ka nënshkruar në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur këtë linjë ajrore.

Kjo është bërë në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme si për fluturimet tjera.

Lidhur me marrëveshjen, gjatë ditës së hënë ka pasur reagime të shumta nga lider të institucioneve në Kosovë dhe nga jashtë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur hapjen e kësaj linje, duke shtuar ky është një hap i rëndësishëm procesin e normalizimit.

Nënshkrimin e marrëveshjes e ka mirëpritur edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke thënë se është një hap gjigant për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg më anë të një shkrimi në Twitter, e ka mirëpritur hapjen e kësaj linje ajrore.

A ndikoi administrata e Trumpit që të arrihet marrëveshja për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd?
Lexo po ashtu A ndikoi administrata e Trumpit që të arrihet marrëveshja për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd?

Veç këtyre, edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur marrëveshjen për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Përmes një postimi në Twitter, duke e cituar Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ai tha se ky është një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kalo në kategori