Donald Trump dhe JD Vance nuk u ftuan në funeralin e Dick Cheney

As presidenti amerikan, Donald Trump, as zëvendëspresidenti JD Vance nuk u ftuan në funeralin e ish-zëvendëspresidentit, Dick Cheney.
Ky i fundit do të marrë nderime të plota ushtarake gjatë shërbimit memorial, i cili pritet të jetë një përfaqësim dypartiak i figurave të njohura të Uashingtonit, raporton cnn.
Më shumë se 1000 të ftuar priten në funeralin ekskluziv të Cheney në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit - duke përfshirë të katër ish-zëvendëspresidentët dhe dy ish-presidentët.
Ish-presidentët George W. Bush dhe Joe Biden do të nderojnë Cheneyn, së bashku me ish-zëvendëspresidentët Kamala Harris, Mike Pence, Al Gore dhe Dan Quayle.
Ndërsa funeralet zyrtare në Uashington zakonisht përfshijnë ftesa për Shtëpinë e Bardhë, përjashtimi i Trumpit nuk duhet të jetë befasi.
Trump nuk ka shprehur publikisht ngushëllimet apo komente mbi vdekjen e Cheneyt.
Si Cheney ashtu edhe vajza e tij, ish-kongresistja Liz Cheney, kanë qenë kritike të ashpër të Trumpit që nga trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin amerikan dhe përpjekjet e Trumpit për të penguar transferimin paqësor të pushtetit. /Telegrafi/

















































