Dollari amerikan ka arritur një nivel të lartë për vitin 2019, njëherësh është pika më e lartë gjatë dy viteve të fundit.

Shqetësimet tregtare lidhur me një marrëveshje ndërmjet Kinës dhe SHBA-së dhe ngadalësimi ekonomik në Evropë kanë dërguar investitorët që të hyjnë në një shkëmbim më të sigurt të monedhave.


Kina dha sinjale optimiste pasi bisedimet tregtare rifilluan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përmirësimin e lidhjeve Pekin-Uashington, përcjell Telegrafi.

Të dhënat evropiane kontribuuan për përmirësimin e dollarit amerikan. Komisioni Evropian tha se ekonomia e Eurozonës do të jetë më e ulëta gjatë këtij viti dhe vitin e ardhshëm.

Aktualisht një euro po shkëmbehet me 1.13 dollarë amerikan. /Telegrafi/