LAJMI I FUNDIT:

Dokumenti zyrtar me nënshkrimet e 61 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë së Zaevit

Dokumenti zyrtar me nënshkrimet e 61 deputetëve për rrëzimin e Qeverisë së Zaevit

Seanca për votimin e besimit të Qeverisë së Maqedonisë është caktuar për të enjten në ora 11:00, pasi 61 deputetë e nënshkruan këtë iniciativë.

Mediat në gjuhën maqedonase, e kanë publikuar dokumentin zyrtar, në të cilin janë nënshkruar 61 deputetët, të partive: OBRM-PDUKM, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Lëvizja Besa dhe “E Majta”.

Në dokument shihet se iniciativa është për ngritjen e çështjes së besimit të Qeverisë, ndërsa si arsye përmenden dështimet e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“5 vitet e fundit janë dëshmi se kjo qeveri qeveris me konflikte dhe na largon nga Bashkimi Evropian, vetëm me një qëllim, dhe ai është mbrojtja e krimit dhe mbrojtja e karrierave dhe privilegjeve politike që i gëzojnë në mënyrë të pamëshirshme funksionarët në pushtet”, thuhet në arsyetimin e iniciativës për votëbesimin e Qeverisë.

Ndryshe, deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, ka thënë se edhe pse është nënshkruar, në Kuvend nuk do ta përkrah këtë iniciativë, për shkak se siç thotë, “nuk dëshiron të jenë në një anë me deputetët e ‘Të Majtës'”.

Ndërsa nga ana tjetër, deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe partive tjera të shumicës së re, thonë se interpelanca ndaj Qeverisë do të përkrahet edhe nga disa deputetë të LSDM-së dhe BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori