LAJMI I FUNDIT:

Dokumentet zbulojnë se Apple e ka prodhuar veturën që vozitet vet

Dokumentet zbulojnë se Apple e ka prodhuar veturën që vozitet vet

Raporti i ri zbulon se Apple së shpejti mund të prezantojë veturën që vozitet vet.

Sipas një dokumenti të siguruar nga The Guardian, gjiganti teknologjik e ka një veturë që vetëvozitet dhe është duke kërkuar hapësirë të fshehtë për ta testuar atë.

Inxhinierët nga Apple janë takuar me zyrtarë të GoMentum Station, që ndodhet në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.


Ata kanë kërkuar të shfrytëzojnë në siguri të plotë hapësirën që ka rreth tremijë metra katrorë.

“Jemi të interesuar të dimë se në çfarë kohë është e disponushme hapësira e juaj”, i ka thënë Frank Faron, zyrtarëve të GoMomentum.

“Koha kur na lejoni hapësirën, do të dëshironim të jetë e pavëzhguar”, vazhdon më tej Faron, që është një nga inxhinierët më të lart në Apple.

Mirëpo, zyrtarë nga GoMomentum, nuk kanë dashur të japin shpjegime lidhur me rastin. /Telegrafi/