Pasi gjykata urdhëroi publikimin e një sërë fotografive, filmimeve, hartave dhe dokumenteve të tjera të qeverisë në lidhje me kërkimet e fshehta të FBI-së për të gjetur floririn e periudhës së Luftës Civile, një nga personat që bëjnë kërkime për thesare është i bindur më shumë se kurrë se është fshehur e vërteta dhe është i vendosur që ta provojë këtë.
Dennis Parada kishe filluar një betejë ligjore për ta detyruar FBI-në që të dorëzonte dokumentacionin për gërmimet e bëra në Dents Run, Pensilvani, ku sipas gojëdhënave lokale, një ngarkesë floriri e Unionit u zhduk në vitin 1863. FBI-ja, e cila shkoi në Dents Run pasi testime të sofistikuara sugjeronin se aty mund të ishin groposur disa tonë floriri, ka këmbëngulur prej kohësh se nga gërmimet nuk u gjet asgjë.
Parada dhe këshilltarët e tij, që kanë kaluar orë të pafundme duke shqyrtuar dokumentet e publikuara rishtazi nga qeveria, besojnë të kundërtën. Ata e akuzojnë FBI-në për manipulim të evidencës kryesore dhe për fshehje të të dhënave në përpjekje për të fshehur gjetjen e një rezerve historike dhe jashtëzakonisht të vlefshme floriri. FBI mbron mënyrën se si i ka ruajtur materialet.
Mosmarrëveshja e Parada me FBI-në ka arritur përpara një gjykate federale, ku gjykatësi duhet të vendosë nëse FBI-ja duhet të publikojë planin e saj operacional për gërmimin për floririn, si dhe të dhënat e tjera që kërkon t’i mbajë sekret.
Së bashku me të birin, Parada kërkoi për vite të tëra për floririn e famshëm në Dents Run, duke e udhëhequr rrjedhimisht FBI-në drejt një zone pyjore rreth 220 km pranë qytetit Pitsburg, ku pajisjet e tyre identifikuan një sasi të madhe metali. FBI-ja solli një kompani gjeofizike, pajisjet moderne të së cilës pikasën një masë prej 7-9 tonësh flori të mundshëm.
Me një urdhër gjykate, një ekip agjentësh të FBI-së arriti në vendndodhje në mars 2018 për të gërmuar. Në objekt ndodhej edhe një videograf i FBI-së për të dokumentuar procesin, dhe në një moment të caktuar ai intervistoi një agjent të ekipit të FBI-së që shpjegon se përse FBI-ja gjendej në pyjet e një nga zonave më pak të populluara të Pensilvanisë.
“Kemi identifikuar gjatë hetimeve tona një vendndodhje që mendojmë se përmban objekte në pronësi të Shteteve të Bashkuara, përfshirë një sasi domethënëse metali bazë të çmuar… në veçanti flori, ndoshta argjend”, thotë agjenti në video, që shfaqet me fytyrën të mbuluar për të ruajtur privatësinë e tij.
Parada e mori këtë video dhe të dhënat e tjera të FBI-së pasi fitoi padinë bazuar mbi Ligjin mbi të Drejtën e Informimit, duke shpresuar se do të mundej të merrte përgjigje për ngjarjet në Dents Run pesë vite më parë. Parada u mbajt kryesisht larg vendit të gërmimeve ndërsa FBI-ja vazhdonte punën.
Ai dyshon se FBI-ja mund të ketë bërë gërmime klandestine gjatë orëve të natës gjatë dy ditëve të para të autorizimit të gjykatës për të gërmuar, se e ka gjetur floririn dhe e ka larguar atë. Banorët e zonës kanë thënë më parë se patën dëgjuar zhurmë punimesh me ekskavatorë dhe sonda gjatë natës, kur gërmimet supozohej se duhet të ishin ndalur – dhe se kanë parë një autokolonë me automjete të FBI-së dhe kamionë të mëdhenj të blinduar. FBI-ja ka mohuar të ketë bërë gërmime gjatë natës.
Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar mbylljen e çështjes pasi FBI-ja përmbushi kërkesën për dorëzimin e dokumenteve. Gjykatësi nuk e ka dhënë ende vendimin. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës