Gjithsej 516 pjesë të ndryshme për kamionë janë konfiskuar nga doganierët në vendkalimin kufitar Bogorodicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tentativën për import ilegal të pjesëve të kamionit e kanë zbuluar doganierët në hyrje të vendkalimit kufitarë Bogorodicë. Drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal, ka tentuar të kontrabandojë pjesët e kamionit, duke i fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.


Автомобилски делови 1

Gjatë kontrollit janë gjetur gjithsej 516 pjesë të ndryshme kamioni brenda sediljeve të pasme, poshtë dhe ndërmjet sediljeve dhe në bagazhin pranë gomës rezervë.

Në mesin e pjesëve të padeklaruara janë kompletet pllakat e frenave, fara LED, prizat e pasme, cilindrat e frenave, xhamat për fara, kompletet e tubave, shënuesit e ndryshëm të dritave të rimorkios dhe pjesë të tjera./Telegrafi/