LAJMI I FUNDIT:

Dogana vazhdon konfiskimin e mallrave të kontrabanduara nga veriu i Kosovës

Dogana vazhdon konfiskimin e mallrave të kontrabanduara nga veriu i Kosovës

Dogana e Kosovës njofton se njësitet e anti-kontrabandës kanë parandaluar në kuadër të planit operativ kanë arritur që të identifikojnë edhe rastin e pestë, respektivisht edhe një automjet që transportonte mallra të kontrabanduara në veri të vendit.

Është zbuluar edhe një rast tjetër i kontrabandimi te 615 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia.

Automjetet dhe mallrat janë sekuestrua derisa ka filluar procedura kundërvajtëse.


Dogana sekuestron 6 tonelata vaj ushqimor dhe pije joalkoolike të kontrabanduara në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Dogana sekuestron 6 tonelata vaj ushqimor dhe pije joalkoolike të kontrabanduara në veri të Kosovës

Më herët, në automjetin e parë janë gjetur 1,200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent, ndërsa në automjetin e dytë është hasur në 1,470 litra pije joalkoolike. Po ashtu, në automjetin e tretë është hasur në 2,329 litra pije joalkoolike dhe në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent. /Telegrafi/