LAJMI I FUNDIT:

Dogana për 10 muaj ka grumbulluar 970 milionë euro (Video)

Dogana për 10 muaj ka grumbulluar 970 milionë euro (Video)

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se për dhjetë muaj kanë grumbulluar 970 milionë euro.
Sipas tij, grumbullimi i të hyrave për këtë vit është rritur për 3 për qind.

“Deri më sot Dogana e Kosovës ka arritur t’i grumbulloj 970 milionë euro, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rreth 22 milionë euro apo 3 për qind më shumë”, tha Berisha.


Pavarësisht trendit të mirë të të hyrave, ai ka thënë se në fund mund të mos e realizojnë planin në tërësi.

Berisha: Pas vendosjes së taksës, importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja ka rënë për 50% (Video)
Lexo po ashtu Berisha: Pas vendosjes së taksës, importi i mallrave nga Serbia dhe Bosnja ka rënë për 50% (Video)

“Ky është një tregues i mirë i përformancës së të hyrave dhe deri në fund të vitit shpresojmë që do të jemi në projeksion të Qeverisë, ndoshta nuk do të jemi 100 për qind, këtë e them se këtë vit kanë hy në fuqi dhe politikat fiskale të cilat kanë pas efekt në të hyra ku me këto vendime efekti financiar është me rreth 65 milionë euro vetëm nga politikat fiskale”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Ndryshe, në këtë trend të të hyrave ka ndikuar edhe MSA-ja. /Telegrafi/