LAJMI I FUNDIT:

Dogana kryen aksion në disa barnatore të Prishtinës, gjenden barna të kontrabanduara

Dogana kryen aksion në disa barnatore të Prishtinës, gjenden barna të kontrabanduara
Foto: Ilustrim

Dogana e Kosovës njofton se ka kryer kontrolle në pesë barnatore në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, duke shtuar se ky aksion është bërë nën dyshimin për barna të kontrabanduara.

“Sot [19 janar 2021], Dogana e Kosovës me qëllim të zbatimit të ligjit, luftimit të kontrabandës dhe ekonomisë informale si dhe mbrojtjes se shëndetit ka organizuar kontrolle në pesë barnatore të ndryshme, ku është gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave te dyshimta si të kontrabanduara”, tha Stavileci.


Ai shton se, me të gjeturat është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Me këtë rast dhe më të gjeturat është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe tashmë kontrolli është duke u zhvilluar me mandat të Prokurorisë dhe Gjykatës dhe është zgjeruar edhe në objektet përcjellëse të këtyre barnatoreve. Kontrollat janë duke u zhvilluar akoma”, shtoi ai. /Telegrafi/