LAJMI I FUNDIT:

Dogana dhe Policia kapin mbi 20 kilogramë lëndë narkotike

Dogana dhe Policia kapin mbi 20 kilogramë lëndë narkotike

Njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kg lëndë narkotike.

Sipas një njoftimi, në rastin e parë një shtetase e Serbisë e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë –Prishtinë është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganor kanë vërejtur lëvizje të dyshuar tek kjo udhëtare.

Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg.


Derisa rasti i dytë thuhet se ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle te vijës se dytë – kontrolli i automjetit është bërë së bashku me policinë.

“Gjatë kontrollit, nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë. Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e SHBA-ve janë gjetur 18 pako të mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe. Në të dy rastet personat janë arrestuar nga Policia derisa rastet janë dorëzuar në Polici”, thuhet në njoftimin e Doganave të Kosovës. /Telegrafi/