LAJMI I FUNDIT:

Dodik: Thaçi nuk është ftuar si president në Samitin e SEECP, por si përfaqësues i Prishtinës

Dodik: Thaçi nuk është ftuar si president në Samitin e SEECP, por si përfaqësues i Prishtinës

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e  Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë se Hashim Thaçi nuk është  ftuar në cilësinë e Presidentit të Kosovës, në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që do të mbahet në Banja Llukë, por si përfaqësues i Prishtinës.

Dodik, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se  formatin e përfaqësimit të  Prishtinës me fusnotë e kanë pranuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, siç janë Serbia, Rumania, Greqia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Nëse do të vijë si përfaqësues i Prishtinës dhe me fusnotë le të vijë, dhe në qoftë se kjo nuk paraqet problem për të, pse duhet të jetë problem për neve. Të gjithë të tjerët janë ftuar si kryetarë shtetesh”, u ka thënë Dodik gazetarëve në Banja Llukë dhe përsëriti se nuk do ta njohin Kosovën, përcjell Telegrafi.


Dodik e fton Thaçin në Samitin e SEECP-së që do të mbahet në Bosnjë
Lexo po ashtu Dodik e fton Thaçin në Samitin e SEECP-së që do të mbahet në Bosnjë

“Qëndrimin tim lidhur me Thaçin e kam bërë të qartë kur kam thënë se Republika e Serbe nuk ka ambicie dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe se Thaçi duhet ta kuptojë se Kosova është pjesë e Serbisë. Kosova mbetet e panjohur, dhe nëse Thaçi pajtohet të vijë në SEECP në mënyrën siç është parashikuar, e kjo është me fusnotë, atëherë le ta bëjë këtë”, tha Dodik.

Samiti do të fillojë më 1 korrik 2019, ndërsa janë planifikuar takime të ministrave dhe presidentëve të vendeve të Evropës Jugore në Jahorinë dhe në zyrën e Presidencës së BeH. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori