LAJMI I FUNDIT:

Dodik pas takimit me Putinin në Moskë: Ai ishte i informuar për situatën në Bosnje

Dodik pas takimit me Putinin në Moskë: Ai ishte i informuar për situatën në Bosnje

Anëtari i presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Menjëherë pas takimit, Dodik tha se me Putinin ka biseduar për situatën aktuale në rajon, raporton klix.ba.

“Unë e njoha Putinin me pikëpamjen tonë për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Mund të them se ai ishte i informuar me detajet dhe ishte i interesuar për pothuajse çdo situatë të mundshme politike”, tha Dodik.


Në anën tjetër, Putin shprehu qëndrimet rreth Marrëveshjes së Dejtonit, Rusia ka një sërë kundërshtimesh për mosrespektimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe i vendos ato çështje në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kjo është e rëndësishme për ne, duke pasur parasysh spekulimet e ndryshme. Ne i përcollëm Putinit qëndrimin tonë se vetëm një Përfaqësues i Lartë i zgjedhur në mënyrë legjitime mund të ketë mbështetjen dhe legjitimitetin e BeH, me të cilën gjë u pajtua edhe Putin”, tha Dodik.

Ata folën gjithashtu edhe për mbështetjen ekonomike dhe financiare dhe projektet që janë duke u realizuar në Republikën Serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori