LAJMI I FUNDIT:

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, dha një intervistë për RTL, ku u shpreh për mundësinë e arrestimit të tij nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe për reagimin e policisë së entitetit serb në rast të një operacioni të tillë.

I pyetur nëse policia e Republikës Serbe do të ndërhynte nëse forcat e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe agjentët e SIPA-s do të tentonin ta arrestonin, Dodik u përgjigj shkurt “Pyesni policinë. Nuk besoj”.

Sa i përket mundësisë që ai të shoqërohet në Sarajevë për marrje në pyetje, ai theksoi se forcat e rendit në Republikën Serbe janë të përkushtuara për të siguruar mbrojtjen e tij si president dhe të institucioneve të entitetit.


Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata
Lexo po ashtu Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Lidhur me pyetjen nëse do të paraqitej vullnetarisht për marrje në pyetje, ai u shpreh se nuk ka arsye të shkojë, duke e konsideruar institucionin që po e thërret si jokushtetues, transmeton Telegrafi.

“Nuk kam pse të paraqitem vullnetarisht kur bëhet fjalë për një institucion që nuk është në përputhje me Kushtetutën”, deklaroi lideri i serbëve, duke akuzuar se e gjithë çështja është një fushatë e nisur nga “myslimanët kundër Republikës Serbe”.

Ndërsa u pyet për mundësinë e një incidenti mes policisë së Republikës Serbe dhe autoriteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Dodik u përpoq ta minimizonte situatën duke thënë se “nuk ka nevojë për asnjë përplasje”. Megjithatë, në një moment tjetër, ai tha me siguri se “natyrisht që policia do të hyjë në përplasje nëse më arrestojnë”.

Kur u sfidua mbi kontradiktat në deklaratat e tij, Dodik u përpoq të shmangte përgjigjen duke thënë se “unë jam shumë konsekuent. Nuk e kuptoj se çfarë doni”.

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in
Lexo po ashtu Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Intervista përfundoi papritur, kur Dodik, dukshëm i irrituar, vendosi ta ndërpriste dhe të largohej.

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës lëshoi një urdhër për ndalimin për marrjen në pyetje të presidentit të Republika Sërpska, Milorad Dodik, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Reublika Sërpska-së Nenad Stevandiq.

Dodik, Vishkoviq dhe Stevandiq duhet të merren në paraburgim nga policia gjyqësore me ndihmën e ndonjë agjencie policore. Prokuroria i akuzon se kanë kryer veprën penale të “sulmit të rendit kushtetues”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Kalo në kategori