LAJMI I FUNDIT:

Dodë Gjergji: I ftojmë politikanët tanë që të garojnë me ndershmëri

Dodë Gjergji: I ftojmë politikanët tanë që të garojnë me ndershmëri

Në katedralen “Nënë Tereza”, në Prishtinë, po mbahet mesha solemne e festës për Shën Nënën Terezë.

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, tha se me 5 shtator do të bashkohen gjithmonë në këtë katedrale, për të kujtuar Nënë Terezën. Sipas tij, ajo është modeli më i mirë i jetesës.

“Kjo murgeshë e shenjtë mbetet modeli më i mirë i jetesës, por edhe lidhet mirë me shembullin dhe realizimin e asaj që kemi lexuar në shkrimet e shenjta… nëse besimtarit i mungon lumturia edhe pse beson, atëherë lirisht mund të themi se edhe nëse po ta kemi fenë, atëherë është e kotë”, tha Dodë Gjergji.


Sipas tij, Nënë Tereza ka qenë shembulli më i mirë i praktikueses së atyre që janë të shkruara në shkrimet e shenjta.

“Nënë Tereza është shembulli më i mirë për t’u edukuar dhe shërbyer. Çdo njeri pamarrë parasysh se në kë beson, ka nevojë të ketë këtë dashuri sikurse Nënë Tereza, që ishte dashuri për myslimanët, katolikët e të gjitha fetë. Me prushin e vet ngrohte zemrat e njerëzve përreth. Ajo arrinte të kujdesej për të varfëritë dhe të nxiste bujarinë për shumë njerëz në botë. Ajo mund të jetë frymëzim edhe për ata që nuk besojnë”, tha ai.

Derisa vendi është në prag të zgjedhjeve, Dodë Gjergji pati një porosi për përfaqësuesit politikë.

“Nuk është e tepër që t’i ftojmë politikanët tanë që të garojnë me ndershmëri, nëse duan të qeverisin për të mirën e të gjithëve”, ka thënë ai mes tjerash. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori