LAJMI I FUNDIT:

“Dobët kryeministër, dobët”, “këqyreni çfarë shefi ka LDK-ja”, përplasje mes Kurtit e Gashit

“Dobët kryeministër, dobët”, “këqyreni çfarë shefi ka LDK-ja”, përplasje mes Kurtit e Gashit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, janë përplasur verbalisht në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për dialogun me Serbinë.

Gashi tha se fjala “dobët” të cilën ia tha kryeministrit ka bërë që ky i fundit të dalë nga kontrolli.


“Ajo që e tronditi kryeministrin dhe e humbi kontrollin është vetëm një fjalë: Dobët kryeministër, po ta them edhe publikisht atë që ta thashë sepse ndoshta nuk e ke dëgjuar mirë. U zbehe, u sarakuqe, u çorientove, u çrregullove, e humbe kohën vetëm për një fjalë: Dobët kryeministër”, u shpreh ai.

Gashi më tej e akuzoi Kurtin duke thënë se është treguar i dobët në përfaqësim përball Serbisë, në qëndrimet e tij e në përfaqësim të dinjitetshëm të vendit.

“Po harron që prej asaj karriges ku jam ulur, ti ke qenë prapa, ke gjuajtur me vezë, prej këtu afër e ke gjuajtur paraardhësin tënd me sprej, gazlotësjellës, ke sulmuar fizikisht, më ke gjuajtur mua me gazlotsjellës dhe nuk e ka bërë askush tragjedi kaq të madhe, të tronditet kaq shumë sa ti prej një fjale: dobët. Dobët kryeministër në përfaqësimin tënd përball Serbisë. Dobët qysh i ndërron qëndrimet tua. Dobët zotni në mënyrën si komunikon. Dobët. Nuk kalon kjo mënyrë se si ti po e koncepton politikën. Dobët kryeministër”, u shpreh deputeti opozitar.

E në replikën e tij, Kurti e quajti të papjekur deputetin, duke thënë se vazhdimisht po ia ndërpret fjalimin.

“Unë nuk e dëgjoj deputetin Gashi teksa më ndërhynë. Prapë më ndërhyri. Unë nuk e dëgjoj. Por, me të vërtetë kur po bëhen shtatë-tetë ndërhyrje brenda pesë minutave, po detyrohem të reagoj. Dhe, nuk është cilido deputeti. Është shef i Grupit Parlamentar. LDK-ja shef e ka. Këqyreni çfarë shefi ka. Shefi i Grupit Parlamentar të partisë së tretë në Kuvend më ndërhyn orë e çast. Ai ma bën mua të pabesueshme se sa e pafundme është papjekuria e tij”, u shpreh Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori