LAJMI I FUNDIT:

Do të vijë modeli Aventador SV Roadster nga Lamborghini

Do të vijë modeli Aventador SV Roadster nga Lamborghini

Drejtori i Lamborghinit, Stephan Winkelmann, ka konfirmuar planet për konstruktimin e një modeli Aventador Superveloce Roadster.

Duke folur në Top Gear, ai ka pranuar se kompania po merr porosi dhe se prodhimi do të jetë i limituar në vetëm 500 njësi.

Modeli i ri raportohet se do të ketë motor 6.5-litër V12 me 750 kuajfuqi, transmeton koha.net.


Aventador Superveloce Roadster do të ketë marsh me shtatë shpejtësi dhe sistem të vozitjes që tërheqë me të gjitha rrotat.

Përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra në orë kjo makinë pritet ta arrijë për vetëm 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale do të jetë 350 kilometra në orë.

Termi Roadster i dedikohet makinave kabrio me dy ulëse.