LAJMI I FUNDIT:

DnV ndan çmimet për pesë videot më të mira të garës #AsUne

DnV ndan çmimet për pesë videot më të mira të garës #AsUne

Në prag të ditës së zgjedhjeve, në amfiteatrin e qytetit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, “Demokracia në Veprim”, ka bërë  ndarjen e pesë çmimeve për pesë videot më të mira që janë dërguar nga të rinjtë e që kanë spikatur mesazhet e tyre për fushatën #AsUne nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar.

Gara kishte për qëllim të nxisë të rinjtë dhe qytetarët në përgjithësi për të dhënë këndvështrimet e tyre personale mbi atë se “përse nuk do të votonin për kandidatë të korruptuar?”.

Në garë ishin gjithsej 27 video dhe juria në përbërje prej përfaqësuesve të Demokracisë në Veprim kanë zgjedhur pesë videot më të mira të realizuara nga: Albulena Uka, Besfort Berisha, Egzona Shabani, Faik Mziu dhe Tringa Alidemi.


Ambasadori Shteteve të Bashkuara në Kosovë z. Greg Delawie, ka thënë se “dalja në zgjedhje është tejet e rëndësishme, dhe unë e ftoj secilin qytetar anekënd Kosovës të marrë pjesë në zgjedhje.. Vota juaj është thelbësore në formësimin e së ardhmes së Kosovës”. /Telegrafi/.