Site icon Telegrafi

Djokovic mallkon, bërtet dhe në fund shanë një tifoz – ai eliminohet në gjysmëfinale të Monte Carlos

Casper Ruud mposhti Novak Djokovic me rezultat 6:4, 1:6, 6:4 në gjysmëfinale të turneut Masters 1000 në Monte Carlo dhe do të luajë në finale kundër grekut Stefanos Tsitsipas për trofeun.

Djokovic ishte dukshëm nervoz dhe humbi setin e parë, por të dytin e fitoi 6:1.

Por në setin e tretë ai e ofendoi trajnerin e fitnesit, italianit Marco Panichi, në gjuhën italiane.

Pak më vonë, po në setin e tretë, Djkovic shau një shikues që mesa duket fliste kur ai po servonte.

Në fund Casper Ruud, nuk u dorëzua dhe fitoi setin e tretë me rezultat 6:4 për të kaluar në finale.

Më herët të shtunën, tenisti grek Stefanos Tsitsipas u kualifikua në finale, ku fitoi 6:4, 3:6, 6:4 ndaj të dytës italiani Jannik Sinner./Telegrafi/

Exit mobile version