Djemtë e rrahinë babanë, e pastaj e dëbojnë nga shtëpia e tij

Dy persona janë arrestuar në Malishevë, pasi që të njëjtit - pas një mosmarrëveshjeje - e kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre dhe me forcë e kanë larguar nga shtëpia e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Një person tjetër po në Malishevë është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij, e cila ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Nga
Telegrafi
30/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































