Ovidio dhe Joaquin Guzman Lopez, djemtë e ish-udhëheqësit famëkeq të kartelit Sinaloa, Joaquin “El Chapo” Guzman, kanë nisur negociatat me autoritetet amerikane për dënime më të vogla dhe për këtë arsye janë gati të dëshmojnë kundër një figure tjetër të rëndësishme brenda këtij karteli.
Avokati që përfaqëson vëllezërit Guzman njoftoi se negociatat janë në vazhdim dhe se në këmbim të një dënimi të reduktuar me burg, dyshja do të dëshmojnë kundër Ismael “El Mayo” Zambada, lideri aktual i kartelit Sinaloa.
Vlen të kujtojmë se El Mayo dhe Joaquin Guzman Lopez u arrestuan në muajin korrik të këtij viti dhe veprimi i policisë amerikane i ngjante një skenari filmi.
Përkatësisht, FBI-ja ka rënë në kontakt me Guzman Lopez, i cili ka vendosur të dorëzohet dhe si “shpërblim” të veçantë ka vendosur të sjellë pranë autoriteteve amerikane liderin e kartelit Sinaloa, El Maya.
Djali i El Chapo pretendon se ai e ftoi Zambadën në një udhëtim me helikopter për të parë pronat në veri të Mexima, shkruan elpais.
Megjithatë, aeroplani u drejtua në jug të SHBA-së, domethënë në qytetin El Paso. Aty po prisnin agjentët e FBI-së dhe i morën të dy në paraburgim. Ovidio Guzman u arrestua në vitin 2023, një vit e gjysmë para arrestimit të vëllait të tij.
El Chapo, babai i tyre dhe ish-udhëheqësi i kartelit Sinaloa, i cili ishte në atë pozicion përpara El Mayo, është në SHBA duke vuajtur një dënim të përjetshëm për krime të shumta të lidhura me drogën.
Vlen gjithashtu të theksohet se El Mayo pretendon se ai ishte “rrëmbyer me forcë” përpara se të dërgohej në SHBA, kjo është arsyeja pse autoritetet meksikane hapën një hetim kundër grupit “Los Chapitos”, një sektor i kartelit Sinaloa të udhëhequr zyrtarisht nga Vëllezërit Guzman Lopez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë