'Dardanët' kanë bërë një koreografi shumë të bukur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ para ndeshjes Kosovë – Republikë e Çekisë.

Qendra e koreografisë ishte në veri të stadiumit, ku qëndrojnë zakonisht tifo grupi jonë.


Aty u shfaq një djalosh me flamurin e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Ai në foto është sulmuesi Flamur Kastrati, që në të shkuarën është ftuar në ekipin përfaqësues.

koreoo2

Kastrati aktualisht luan Kristiansund të Norvegjisë.

Flamur Kastrati kishte festuar pas ndeshjes Kosovë - Ishujt Faroe (2-0), e zhvilluar në vitin 2016 në Frankfurt të Gjermanisë.

69495158 406492203405032 5833703694171897856 n

Për të dal sa më bukur kjo koreografi u përkujdes i gjithë stadiumi. /Telegrafi/

telegrafi sport app