Djalit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr, raportohet se Twitteri i ka bllokuar llogarinë personale për 12 orët e ardhshme për shkak të shpërndarjes së informacioneve mashtruese rreth COVID-19.
Donald Trump Jr raportohet se ka përhapur lajme rrejshme për coronavirusin, shkruan themirror.
Ai është akuzuar për “shkelje të politikës për përhapjen e dezinformatave dhe informacionit potencialisht të dëmshëm në lidhje me Covid-19”.
Trump Jr ndau një video të një mjeku që fliste për Hydroxychloroquine – një ilaç i diskutueshëm që babai i tij pretendoi se po e merrte për luftën ndaj virusit, transmeton Telegrafi.
Videoja në fjalë paraqiti Stella Immanuelin, e cila ka bërë një numër pretendimesh të pabaza në lidhje me coronavirusin.
Immanuel pohonte se hidroksilkorinsi është një “kurë” për COVID-19, edhe pse ilaçi kundër malaries nuk është konfirmuar se mund ta trajtoj coronavirusin.
Ndryshe, shumë kompani farmaceutike janë duke bër hulumtime shkencore për të zbuluar ilaçin ndaj COVID-19. /Telegrafi/