Djali i ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, Marko Millosheviq, është shfaqur pas gati 20 vitesh në publik.

Dhe sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, këtë herë, Marko Millosheviq u filmua në zbulimin e bustit të babait të tij në Moskë.


Siç theksojnë mediat në Serbi, shumë njerëz as nuk e njohën Markon, ndërsa të tjerë shprehen se ai me kalimin e viteve gjithnjë e më shumë i ngjan Sllobodan Millosheviqit.

Ndërkohë monumenti i Millosheviqit është paksa i çuditshëm, sepse ai mban një lloj “maske” në dorën e djathtë.

Aty, siç thuhet më tej, Marko Millosheviq është fotografuar me liderin e “Ujqërve të Natës”, Aleksandër Zaldastanov.

Monumenti prej bronzi është krijuar në Serbi, ndërsa dokumentet për transportin e tij janë marrë më parë nga Ministria e Kulturës dhe Doganave të Serbisë.

Po sipas raportimit të mediave serbe, paratë janë mbledhur nga diaspora serbe në Rusi dhe jo vetëm.

13727742596489718a58949488569417 v4 big

Marko Millosheviq mbeti një simbol famëkeq i viteve nëntëdhjetë dhe menjëherë pas 5 tetorit 2000, ai u arratis në Moskë.

Emri i tij u gjet në listën e të kërkuarve të Interpolit, së bashku me emrin e nënës së tij Mirjana Markoviq.

Të dyve iu dha azil në Rusi dhe Mirjana ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 77-vjeçare. /Telegrafi/